E rrallë në “Elbasan Arena”/ Bëhet zëvendësimi i parë, ndërrohet… gjyqtari (VIDEO)

Luftëtari po luan në “Elbasan Arena” përballë letonezëve të entspilsit ndeshjen e kthimit në kuadër të Ligës së Europës. Në fakt, gjithçka po shkonte mirë në mbarëvajtjen e ndeshjes deri në minutën e 25.

Pikërisht në atë minutë, është dëmtuar gjyqtari kryesor Poulsen dhe është detyruar që të largohet nga fusha, ndërkohë që vendin e tij do ta zërë gjyqtari i katërt, Larsen.

Poulseni ka pësuar një tërheqje dhe ka kërkuar që të largohet, duke i lënë vendin kështu ndihmësit të tij. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/