Dita: Ndaj Renovës ishim më mirë, jemi ekipi që duhet mundur

Skënderbeu barazoi në një ndeshje miqësore 0-0 ndaj Renovës në Korçë. Kjo ishte miqësorja e dytë që Skënderbeu luan nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi, ku më parë ka fituar 2-0 ndaj Maliqit.

Pavarësisht rezultatit, mesfushori Bruno Dita është shprehur se ndeshja me Renovën ka qenë më e mirë për Skënderbeun, duke qenë se ka pasur më shumë qarkullim topi dhe aksione, megjithëse kishte ndryshime në skuadër.

“Miqësoret janë të mira për të parë gjendjen e lojtarëve dhe besoj se ishte një ndeshje më e mirë se e para. Ishim më mirë fizikisht dhe rastet e krijuara dhe në qarkullimin e topit. Është ende herët, megjithëse ndeshjet duhen fituar se jemi Skënderbeu por do të vijnë edhe golat.

Kishte ndryshime dhe shpresoj që të vijnë dy lojtarët që janë larguar si Mici e Osmani dhe jemi kandidat për titull dhe ekipi për t’u mundur. Skënderbeu gjithmonë është për titull kampion dhe nuk ndryshon as këtë vit.

Nuk janë ndeshje që duhen fituar patjetër pasi janë ndeshje miqësore edhe në humbje nuk është problem. Mjafton të marri secili ngarkesat e veta dhe të japë atë që kërkon trajneri”, u shpreh Dita. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/