Diplomacia e Klopit: Me Alisonin kemi tre portierë klasi, shumë baltë mbi Karius

Jurgen Klop, trajneri i Liverpulit, ka folur për të ardhmen e portierëve Loris Karius dhe Simon Mignolet, pas ardhjes në skuadër të brazilianit Alison nga Roma:

“Liverpuli ka nevojë për kualitet maksimal dhe tani kemi tre portierë të mëdhenj, dy prej të cilëve shumë të rinj dhe shumë të talentuar. Karius? Luajti një ndeshje shumë të mirë ndaj Blekbërnit, edhe pse ishte vetëm një miqësore.

Duket se ka persona që nuk kanë gabuar kurrë dhe kujtojnë se është për të qeshur të bëjnë zhurmë sa herë që ai prek topin apo bën ndonjë pritje. Mbi të është hedhur shumë baltë”, – ka thënë trajneri gjerman. Përtej diplomacisë së tij, njëri prej dy portierëve, Karius ose Mignolet, do të largohet nga Liverpuli. / Vipsport.al