Dhunë dhe vjedhje në Paris, prishet festa e triumfit në kryeqytetin e Francës

Nuk ishte një natë feste për të gjithë në Paris, siç në fakt duhej të ishte. Pak para mesnate, policia ka boshatisur Champs-Elizenë, për shkak të incidenteve që erdhën nga disa dhjetëra persona të dhunshëm, që ishin mes turmes, kur kjo po festonte triumfin e Francës në Moskë.

Këta persona kanë prishur pjesërisht festën e francezëve. Në kryeqytetin e Francës ishin mbledhur mijëra persona dhe në fakt, rrezikut që forcat e rendit i druheshin, nuk u shmang. Rrëmuja nisi me hedhjen e gurëve dhe sendeve të tjera të forta ndaj vitrinave të dyqaneve, veçanërisht “Drugstore Publicis”, pak metra nga Harkut të Triumfit. Ka pasur edhe përleshje dhe të plagosur kanë mbetur disa persona. Madje ka pasur edhe dy viktima, por jo gjatë festimeve në Shamps-Elize.

Agjentët e policisë u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe turma u spostua në pjesën më të lartë të rrugës, përreth “Place de la Concorde”. Sipas shtypit francez, disa të rinj në moshë, shumica me kapuç në kokë, kanë bastisur dyqanet, duke vjedhur shishe me verë dhe shampanjë.

Më pas policia ka shtuar dozën e gazit dhe policia vendosi që të boshatiste atë që francezët e quajnë bulevardi më i bukur në botë.

Incidente ka pasur edhe në qytete të tjera, më shumë në qendër të Lionit. Rreth 110.000 agjentë kanë qenë të mobilizuar nga Ministria e Brendshme e Francës për të garantuar sigurinë. / Vipsport.al