Çudia te Luftëtari, gjoba për Xheksonin më shumë se e FIFA-s për Xhaka-Shaqiri

Gjatë ditës së sotme, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, mbrojtësi brazilian i Luftëtarit Xhekson njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e skuadrën bluzi, duke dhënë  edhe një mesazh lamtumire, por kontrata me klubin ende nuk është shkëputur.

“VIP Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit, se lojtarin e mban të lidhur kontrata dhe se drejtuesin e kanë gjobitur me një shifër të majme e cila kap vlerën e 15 mijë eurove, shifër kjo relativisht e lartë për t’u paguar nga një futbollist.

Kujtojmë, se pak ditë më parë, Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën nga FIFA me nga 10 mijë dollarë secili duke qenë se festa e tyre me shqiponjë u konsiderua si provokim ndaj kundërshtarit, ndërkohë që Luftëtari e ka gjobitur lojtarin 15 mijë euro, vetëm për shkëputjen e kontratës.

E ardhmja e futbollistit, mbetet e paqartë, duke qenë se shifra të cilën duhet të paguajë është shumë e madhe, ndërkohë që në postimi i tij i fundit tregon qartë dëshirën e lojtarit për t’u larguar nga skuadra. Edhe në ndeshjen që Luftëtari luan sot ndaj Ventspilsit në “Elbasan Arena”, Xhekson nuk do të jetë pjesë e formacionit të Milosh Kostiçit. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/