Çelsi kërkon “murin” e Interit për mesfushën, zikaltërit mund të tundohen

Trajneri italian i Çelsit, Mauricio Sarri, po kërkon të marrë në ekip lojtarë që i njeh mirë, pra kërkon përforcime nga Seria A. Lojtari që ai dëshiron ta ketë në mesfushën e Çelsit është uruguaiani Matias Vesino.

“Corriere dello Sport” shpjegon se së fundi ka lëvizje konkrete nga londinezët për lojtarin e Interit, që trajneri Sarri e vlerëson si një element shumë të rëndësishëm për formacionin. Sarri e ka pasur këtë lojtar tek Empoli dhe ia njeh mire aftësitë.

Për momentin, tek Interi janë shprehur se nuk kanë asnjë interes ta sheshin mesfushorin nga Uruguai. Vetëm një ofertë shumë e lartë mund t’i ndryshojë kartat në tavolinë. Nëse ndodh kështu, Interi do të kthehej te pistat e Kovaçiç dhe Paredes për të zëvendësuar Vesinon, i cili luajti titullar me Uruguain në Botërorin e Rusisë. Vipsport.al