Brazili zyrtarizon rinovimin me trajnerin Tite, plotësohet dëshira e lojtarëve  

Lojtarët brazilianë kanë kërkuar me forcë pas Botërorit të Rusisë që trajneri Tite të qëndrojë në krye të kombëtares. Dhe zyrtarët e Federatës së Brazilit e kanë plotësuar dëshirën e tyre.

Federata e Brazilit ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës të trajnerit Tite, edhe pse në Botërorin e Rusisë ekipi që konsiderohej favoritit kryesor për trofeun, nuk shkoi më shumë se çerekfinalja, ku u eliminua nga Belgjika.

Tashmë ka një akord për kontratën, që do ta mbajë trajnerin Tite në krye të Seleçaos deri në Botërorin e 2022-shit në Katar. Bashkë me të, ka rinovuar edhe Edu Gaspar, koordinator i Kombëtares. / Vipsport.al