Botërori në “VIP Sport”/ Parashikimi i Eridës për vendin e tretë

Pas disa ditëve pushim, Kupa e Botës do të rikthehet sot me finalen për vendin e tretë, ku në fushë do të zbresin Anglia dhe Belgjika për ndeshjen e parafundit të këtij Botërori surprizues.

Ashtu siç ka parashikuar deri tani, ekspertja jonë simpatike Erida Bajrakurtaj natyrisht që nuk mund të mungojë në këto dy sfida mjaft emocionuese, ai ajo e sotmja apo finalja e ditës së nesërme.

Belgjikë-Angli
“Deri në këtë ndeshje, të dyja skuadrat kanë ardhur me meritë të plotë dhe natyrisht që e kanë meruar të jenë mes 4 ekipeve më të mira në Botë. Për mua, si Anglia ashtu edhe Belgjika kanë qenë ndër ekipet më simpatike të këtij Botërori dhe më surprizën pak fakti që Belgjika nuk është në finale.

Mendoj se gabimin që Belgjika bëri në ndeshjen me Francën, do ta shlyejë sot, pasi shoh Belgjikën si skuadrën që do të renditet në vendin e tretë. Jam me këtë mendim, duke ditur se lojtarët e Belgjikës janë më të bashkuar dhe kanë më shumë eksperiencë në ndeshje të mëdha. Kjo është ajo që do të bëjë diferencën sot”.

Lojtari që bën diferencën
“Eden Hazard është një ndër lojtarët më të mirë në Botë dhe natyrisht që në ndeshje të tilla, lojtarë si ai janë ata të cilat mund të bëjnë diferencën. Shpesh herë, Hazard ka qenë vendimtar si në ndeshjet e Belgjikës, ashtu edhe në ndeshjet e Çelsit dhe jam e mendimit se edhe sot, ndeshja do të vendoset pikërisht nga ai. Sot, Hazard ka mundësinë më të mirë për të bindur drejtuesit e Realit që ta blejnë për të zëvendësuar Ronaldon”. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/