Botërori në Vip Sport/ Parashikimet e Eridës për dy ndeshjet e sotme, përjashtohen surprizat

100%  e saktë në parashikimet e saj për dy ndeshjet e djeshme ekspertja jonë, Erida Bajrakutaj. Ajo kishte parashikuar fitoren e Francës dhe të Uruguait, që mundën respektivisht Argjentinën dhe Portugalinë dhe tani janë në çerekfinale.

Por sot, çfarë parashikon Erida? Sipas saj, në çerekfinale do të kalojnë Spanja dhe Kroacia.

Spanjë-Rusi

Spanja fiton, sepse është në një nivel shumë më të lartë. Ka lojtarë me shumë kualitet dhe eksperiencë, që luajnë në skuadrat më të mira europiane. Thjesht, diferencat mes dy skuadrave janë të dukshme dhe nuk pritet ndonjë surprizë.

Kroaci-Danimarkë

Kroacia po bën një kampionat shumë të mirë dhe mendoj se është një skuadër e kompletuar, më e mirë se Danimarka. Ka lojtarë të një niveli më të lartë se Danimarka dhe këtë e ka treguar qartë edhe në fazën e grupeve, ku i fitoi të tria ndeshjet. / Vipsport.al