Botërori në “VIP Sport”/ Parashikimet e Eridës për dy ndeshjet e sotme, ja skuadrat çerekfinaliste

Një ndër rubrikat më të bukura dhe interesante në faqen tonë, është “Parashikimet e Eridës”, duke qenë se bukuroshja e Kombëtares ka arritur të jetë e saktë në shumicën e ndeshjeve që ka parashikuar.

Së fundmi, ajo parashikoi saktë kalimin e Kroacisë në çerekfinale, ndërkohë që për Spanjën, nuk i vihet shumë faj, pasi edhe vetë spanjollët nuk e besojnë që janë eliminuar. Sot, ekspertja jonë ka bërë parashikimet e radhës për dy ndeshjet që do të luhen, ku Brazili do të ketë përballë Meksikën, ndërsa Belgjika do të ndeshet me Japoninë. Ja parashikimet e Eridës:

Brazil-Meksikë
“Duke parë ecurinë dhe përbërjen e dy skuadrave, mendoj se favorit për këtë takim është Brazili. “Seleçao” ka një grup shumë të mirë, me një sulm të frikshëm. Deri më tani, Brazili ka bindur në ndeshjet që ka zhvilluar dhe mund të them se ka bërë një lojë të shkëlqyer. Edhe pse nuk do ta ketë shumë të lehtë ndaj Meksikës, sërish besoj se Brazili do të arrijë të kalojë në çerekfinale.”

Belgjikë-Japoni
“Belgjika ka treguar deri tani se është një ndër skuadrat më simpatike të këtij Botërori. Ka shumë futbollistë të rinj, por që dinë të merren vesh me njëri-tjetrin shumë mirë. Bëjnë pasa ta saktë deh lojë shumë të bukur prandaj mendoj se Belgjika do të jetë e kualifikuara e radhës për në çerekfinalet e Botërorit. Vlerat reale Belgjika i ka treguar në fazën e grupeve dhe sulmi i saj është ndër më të frikshmit në Botë.” /Erjon Allaraj-Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan