Botërori në Vip Sport / Parashikimet e Eridës, mund të ikë një tjetër pretendente

Nëse nuk kemi lexuar parashikimet e djeshme të Erida Bajrakurtajt për Vip Sport, keni humbur një parashikim me saktësi të asaj që ndodhi më vonë në ndeshjet Brazil-Meksikë dhe Belgjikë-Japoni. Ekspertja jonë parashikoi se si Brazili dhe Belgjika do të kalonin në turin tjetër për t’u vënë përballë.

Sot, ajo mendon se një prej ekipeve pretendente për turneun mund t’i japë lamtumirën atij. Për më shumë, lexoni parashikimet e ekspertes tonë simpatike në rubrikën e saj.

Suedi-Zvicër
“Do të jetë një ndeshje shumë e luftuar, por besoj se në fund do të jetë Suedia ajo që do të dalë fituese. E them këtë pasi ka kaluar një grup shumë të vështirë. Për më tepër si fituese, duke zhvilluar një futboll shumë praktik dhe duke iu përshtatur kundërshtarëve që kishte përballë. Nuk vihen në diskutim cilësitë e Zvicrës, sidomos ato të futbollistëve shqiptarë, por në këtë moment, Suedia më duket shumë më konkrete në lojën e saj për të siguruar një fitore”.

Angli-Kolumbi
“Një sfidë shumë e fortë mes dy skuadrash shumë cilësore të cilat kanë pretendime. Shumëkush e sheh Anglinë mes pretendentëve për fitoren e trofeut, por unë mendoj se sot fiton Kolumbia. Kanë një përbërje shumë cilësore me individualitete mjaft të mira që mund të bëjnë diferencën në çdo moment. Ndaj besoj se kolumbianët fitojnë, duke larguar nga turneu një tjetër pretendent për trofeun”. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan