Botërori në “VIP Sport”/ Parashikimet e Eridës, çerekfinalet nuk mbyllen pa surpriza

Pas dy ditëve pushim, Kupa e Botës do të rikthehet sot me dy sfida mes gjigandëve, ku Uruguai do të ketë përballë Francën, ndërkohë që Brazili do të luajë ndaj Belgjikës.

Ashtu siç ka parashikuar deri më tani, ekspertja jonë simpatike, Erida Bajrakurtaj ka bërë edhe sot një parashikim në lidhje me skuadrat që do të kalojnë në gjysmëfinale.

Uruguai-Francë
“Duke parë ecurinë e skuadrave deri në këtë pikë, mendoj se të dyja do të kërkojnë me çdo kusht fitoren dhe asnjëra nuk do ta ketë të lehtë. Për mendimin tim, Uruguai do të jetë skuadra që do të kalojë në gjysmëfinale, duke qenë se ka një mbrojtje më solide dhe sulmi i tyre është i frikshëm, megjithëse edhe Franca ka në përbërje emra të mëdhenj. Them se në këtë sfidë, do të vendosin më shumë episodet”.

Brazil-Belgjikë
“Skuadra që do të kalojë në gjysmëfinale, për mendimin tim është Belgjika. Belgët janë lojtarë të rinj, të cilët janë më të etur për sukses dhe luajnë me ekipe të mëdha në Europë, që do të thotë se kanë fituar eksperiencë por përballje të tilla. Megjithëse Brazili vjen si favorit në këtë sfidë, por edhe si favorit për të fituar Botërorin, them se rruga e tyre do të përfundojë sot, pasi Belgjika ka një shpirt më luftarak dhe këtë e tregoi në përmbysjen që i bëri Japonisë”.

more recommended stories