Botërori në VIP Sport/ Parashikimet e Eridës, bëhuni gati për ditën e çudive

Ashtu siç po na surprizojnë çdo ditë ndeshjet e Kupës së Botës me rezultatet e tyre, në të njëjtën mënyrë po na surprizën edhe ekspertja jonë simpatike, Erida Bajrakurtaj me parashikimet e sakta që po bën në këtë Botëror.

Ndoshta, vetëm tifozët e Belgjikës dhe Erida kanë besuar dje në një kualifikim të belgëve përballë Brazilit, ndërkohë që edhe sot, ajo mendon se do të ketë surpriza në ndeshjet Suedi-Angli dhe Rusi-Kroaci.

Suedi-Angli
“Ekipi i tretë gjysmëfinalist, mendoj se do të jetë Suedia dhe sot parashikoj një fitore të tyren ndaj Anglisë. Megjithëse nuk do të jetë e lehtë, sërish kam besimin se Anglia nuk do të jetë në gjendje të ndalë Suedinë, duke parë se edhe ndaj Kolumbisë u kualifikua me shumë fat dhe vuajtje. Nga ana tjetër, Suedia ka bindur edhe në takimet ku ka humbur, si ndeshja me Gjermaninë. “Të rinjtë” e Anglisë ndoshta do të kenë mundësi të bëjnë më mirë herë të tjera, pasi rrugëtimi i tyre në këtë Botëror, mendoj se do të mbyllet sot”.

Rusi-Kroaci
“Rusia arriti të merrte një kualifikim të madh përballë Spanjës, por ai kualifikim erdhi më shumë nga fati. Nga ana tjetër, është një Kroaci që ka treguar se këtë vit është shumë mirë edhe pse ashtu si Rusia, erdhi në çerekfinale nga penalltitë. Sot, mendoj se Rusia organizatore do t’i japë lamtumirën Botërorit, dhe do të jetë Kroacia, ajo që do të arrijë në gjysmëfinale. Lojtarët kroatë janë të etur për sukses dhe kanë mjaftueshëm eksperiencë në arenën ndërkombëtare për të përballuar një presion të tillë përballë tifozerisë dhe skuadrës vendëse”. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/