Bomba nga Spanja, në listën e Realit të Madridit është kapiteni i Interit

Pas shitjes së Kristiano Ronaldos dhe zërave për largimin e mundshëm të Karim Benzema, Reali duhet të gjejë sa më parë zëvendësuesit. Emrat e parë që u përmendën ishin ata të Nejmarit, Mbapesë dhe Hazardit, por tani shfaqet edhe kapiteni i Interit, Mauro Ikardi.

“Marca” bën me dije se sulmuesi argjentinas është në listën e përforcimeve të Realit dhe Interi shumë shpejt do të marrë ofertën zyrtare. Ikardi llogaritet i pashitshëm nga Interi, por merkatoja është e paparashikueshme, aq më tepër kur të kërkojnë madrilenët.

Trajneri Lopetegui kërkon lojtarë kalibri dhe sulmuesi dhe kapiteni i Interit është një nga të pëlqyerit e tij. Ikardi ka negociuar me Realin në dimër, kur në fakt Perez nuk bëri investime të rëndësishme, por tani po. Nëse vërtet Reali merr kapitenin e Interit, atëherë zikaltërve u hapet shumë punë. / Vipsport.al