Befasi në listën zyrtare të Kukësit për Champions, largohen dy titullarë

Skuadra e Kukësit ka larguar dy titullarë të tjerë nga sezoni i kaluar, duke bërë ndryshime radikale në ekip. Siç kemi shkruar gjatë ditës së sotme, Elton Kale nuk do të jetë më pjesë e verilindorëve dhe atij i bashkohet në lamtumirën e tij edhe portieri Enea Koliçi, i cili kishte përfunduar zgjedhje e dytë nën drejtimin e Pakult.

Klubi ka bërë zyrtarizmin e “lamtumirës” në mënyrë indirekte, duke mos përfshirë lojtarët në listën zyrtare që ka dorëzuar në UEFA për pjesëmarrjen në Europë. Emrat e Koliçit dhe Kale mungojnë në listën zyrtare kjo do të thotë se marrëdhëniet mes palëve janë ndërprerë pasi pa pjesëmarrjen në Europë, vështirë se do të kthehen më në radhët e verilindorëve.

Në listë janë përfshirë të gjithë emrat e afruar së fundmi, edhe Roxher i cili u zyrtarizua gjatë ditës së djeshme nga klubi verlindor.

Ndërkohë, në listë mungojnë edhe emra të cilët kanë qenë pjesë e Kukësit në sezonin e kaluar si Afrim Peposhi, ashtu si edhe Arlind Kalaja, një nga afrimet e para të verës te klubi verilindor.

Në vijim, lista e lojtarëve me emrat dhe numrat që do të mbajnë në aventurën europiane:

Portierë: Stivi Frasheri (77), Faton Maloku (91), Jetmir Basha (98)

Mbrojtës: Ylli Shameti (4), Rustem Hoxha (5), Albi Alla (6), Vangjel Zguro (8), Harallamb Qaqi (15), Simo Rumbullaku (20), Edis Maliqi (24), Uilliam Kordeiro Melo (26).

Mesfushorë: Donjet Shkodra (10), Lavdrim Ebipi (14), Arber Çyrbja (18), Vesel Limaj (21), Besar Musolli (23), Valon Et’hemi (27), Irakli Dzaria (33), Dino Shpehar (99).

Sulmues: Sebino Plaku (9), Roxher Xhunio Rodrigues Figueira (25), Haris Harba (28) /vipsport.al/

more recommended stories