Bakaj është i pandalshëm, shënon sërish në Europë

Ish-sulmuesi i Kukësit, Elis Bakaj duket se është rikthyer në formën në të cilën ishte kur luante në Kategorinë Superiore, duke shënuar edhe golin e tretë në tre takimet e fundit.

Shakhtar Soligorski ka mundur në shtëpi uellsianët e Konahsit me rezultatin 2-0, ndërkohë që goli i parë është shënuar pikërisht nga bomberi shqiptar Bakaj me anë të një penalltie.

Ai shënoi edhe në fitoren 1-3 në transfertë po kundër këtij ekipi, ndërkohë që në turin e dytë, ekipi i Bakajt do të ketë përballë polakët e Lech Poznanit. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/