Axhenda e Tiranës/ Ekipi përgatitet për Superiore, dy lojtarë marrin vizën

Tirana ka vijuar me përgatitjet në kuadër të Kategorisë Superiore për edicionin 2018-19. Ndryshe nga disa skuadra të tjera, bardheblutë kanë vendosur që fazën përgatitore ta zhvillojnë në Shqipëri, duke shmangur udhëtimin jashtë vendit.

Aktualisht, bardheblutë po stërviten në kompleksin “Skënder Halili”, ndërkohë që të dielën, ekipi do të grumbullohet në periferi, ku edhe do të bashkohen me ekipin Kobina dhe Atinga të cilët kamë marrë vizë shqiptare.

“Skuadra vijon përgatitjet në “Skënder Halili”. Prej të dielës ekipi do të grumbullohet në periferi të kryeqytetit për të shtuar ritmin në stërvitje.

Cobbina dhe Atinga janë pajisur me vizë shqiptare dhe këtë fundjavë do të mbërrijnë në Tiranë për t’u bashkuar me bardheblutë. Javën e ardhshme nisin takimet miqësore me grupin që do të plotësohet”, shkruhej në njoftimin e klubit bardheblu. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/