Argjentina nuk humbet kohë, gjen pasuesin e Sampaolit

Pas një Botërori tjetër zhgënjyes në Rusi, Argjentina shkarkoi nga puna trajnerin Jorge Sampaoli, duke e cilësuar si fajtor për rezultatet zhgënjyes. Sipas “Tuttosport”, federata nuk ka ngurruar për të gjetur një trajner të ri dhe së shpejti pritet që të bëhet zyrtarizimi.

Trajneri i ri që do të udhëheqë Argjentinën në ndeshjet e radhës, do të jetë Joze Nestor Pekerman i cili aktualisht është trajner i Kolumbisë. Për Pekermanin, emërimi në krye të stolit argjentinas, do të ishte një rikthim, duke qenë se ka drejtuar skuadrën bardhekaltër në vitet 2004-2006.

Ai ka arritur të fitojë në konkurrencë ndaj Almeidës dhe Garesës të cilët gjithashtu shiheshin si pretendentë për stolin. Nga ana tjetër, drejtimin e Kolumbisë, pritet ta marrë Osario. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/