Anglia mjaftohet me vendin e katërt, Southgejt: E dinim, nuk ishim ne më të mirët

Anglia ka humbur me rezultatin 0-2 ndaj Belgjikës, duke u mundur në finalen e vogël të Botërorit të Rusisë.

Futbollistët e Southgejtit nuk ia kanë dalë ndaj belgëve, për të marrë vendin e tretë në këtë turne. Pavarësisht pritshmërive të larta që ishin në fazën e gjysmëfinales, “tre luanët” nuk shkuan deri në fund të rrugëtimit në këtë Botëror.

Nga ana tjetër, trajneri i Anglisë është shprehur se të gjithë në kampin anglez, ishin të ndërgjegjshëm se nuk ishin ata ekipi më i mirë i këtij turneu.

“Në fund ne jemi krenar për atë që ne kemi bërë. Ne kemi përfunduar në 4 më të mirët, por e dinimin që nuk ishim më të mirët. Madje nuk e kemi shfaqur kurrë këtë. Kemi bërë një lojë të mirë dhe kemi zhvilluar një aventurë fantastike”, ka thënë trajneri i Anglisë. /vipsport.al/