Akuzat e ish-sulmuesit të Skënderbeut: Nuk më paguan, mendova edhe tërheqjen nga futbolli!

Një nga afrimet më të bujshme të Skënderbeut sezonin e fundit ishte sulmuesi çek Martin Nespor, i cili erdhi në formë huazimi nga Polonia, por nuk mundi të linte asnjë gjurmë. Nuk luajt thuajse fare dhe gjatë merkatos së janarit drejtuesit e klubit korçar dhe lojtari prishën marrëveshjen.

Nespor ka kaluar te skuadra e Sigma Olomuc në Çeki dhe në një intervistë të fundit ka folur edhe për përvojën shqiptare, duke lëshuar akuza të forta për trajtimin që i është bërë nga Skënderbeu.

“Mendova edhe tërheqjen nga futbolli, pasi shkova në Shqipëri dhe kalova një sezon shumë të keq. Nuk jam paguar në Shqipëri dhe kisha probleme serioze me ushqimin. Ishte një përvojë, që më mësoi shumë gjëra, ndërsa tani kam besimin e Sigmës dhe shpresoj të jap më të mirën”, – ka thënë Nespor në lidhje me kohën që kaloi te Skënderbeu. / Vipsport.al