Zyrtare / Danimarka do të vazhdojë Botërorin me një lojtar më pak

Përfaqësuesja e Danimarkës do të vazhdojë pjesëmarrjen e saj në Rysi 2018 me një futbollist më pak. Kjo, pasi mesfushori Uilliam Kvist, ka mbyllur para kohe pjesëmarrjen e tij në këtë turne.

Lojtari 33-vjeçar, i cili nisi ndeshjen ndaj Perusë si titullar, pësoi nëj dëmtim në brinjë në fitoren 1-0 të skuadrës së tij dhe tani është i detyruar të udhëtojë drejt vendlindjes për t’iu nënshtruar testeve më të hollësishme.

“Të gjithë në skuadër i urojnë Uilliam që të shërohet sa më shpejt. Urojmë që ai të jetë sa më shpejt përsëri në fushën e lojës”, shkruhej në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale nga Federata Daneze.

Lojtari u dëmtua pas në përplasje me Farfan dhe la në barelë fushën e lojës në minutën e 35 të takimit, duke i lënë vendin Lase Shone. Rregulloret parashikojnë që zëvendësimet e lojtarëve të dëmtuar mund të bëhen vetëm deri 24 orë para zhvillimit të ndeshjes së parë të një përfaqësueseje ndaj Kvist nuk mund të ndërrohet me futbollist tjetër.

Kësisoj, Danimarka, sado që të ecë në këtë turne, do ta vazhdojë Rusi 2018 me vetëm 22 futbollistë në dispozicion të trajnerit Age Haraide. /vipsport.al/