

Skuadra e Partizanit i është rikthyer stërvitjes së zakonshme pas pushimeve që kishte. Me trajnerin Skënder Gega që është emëruar në krye të stolit, “demat e kuq” kanë nisur përgatitjet për ndeshjet e Europës, pasi pas pak ditësh do të luajnë ndeshjen e parë për Europa League.
Me grupin janë bashkuar edhe Jasir Asani, Besar Abdurrahimi dhe Edgar Çani, të ciët kishin munguar në prezantimin e djeshëm të teknikut të ri të të kuqve.
Gjatë ditëve në vijim, duke filluar që nga nesër, skuadra e Partizanit do të kryejë nga dy seanca stërvitore në ditë, në mënyrë që lojtarët të arrijnë formën e tyre optimale për të përballuar vështirësitë e ndeshjeve të Europës.
“TRAJNERI SKËNDER GEGA ZHVILLON SEANCËN E PARË NË DREJTIMIN E SKUADRËS
Ekipi vijon përgatitjet në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz. Në drejtimin e trajnerit Skënder Gega seanca e sotme është zhvilluar në orën 17:00. Grupi i futbollistëve ka qenë i plotë, pasi me ekipin sot janë bashkuar edhe Asani, Abdurrahimi dhe Çani. Të martën skuadra do të zhvilloj dy seanca stërvitore”, shkruhej në postimin e klubit. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/
more recommended stories
Sulmuesit e Superiores japin “shou” në Kategorinë e Parë, ka edhe kampionë në inferiore
Në Kategorinë e Parë, normalisht që.
Tomori-Bylis do të luhet, ja vendi dhe ora e ndeshjes
Tomori dhe Bylisi e planifikuar për.
Faza e tretë po “troket”, ja çfarë ndodh me 20 skuadrat e së Parës
FSHF vendosi të ndryshonte skemën e.
Teuta bën lëvizje në formacion para Luftëtarit, Vecaj është gati
Teuta udhëton këtë fundjavë drejt Gjirokastrës,.
Leave a Comment