Uillian magjeps Mourinjon, Mançester Junajtid ofron 68 milionë euro për brazilianin e Çelsit

Mançester Junajtid po bën gati një ofertë të majme për Çelsin. Trajneri Zhoze Mourinjo kërkon të marrë në ekip futbollistin brazilian Uillian, i cili është një nga më të mirët e londinezëve dhe luan titullar edhe me Brazilin.

Oferta e Monçesterit është 60 milionë stërlina, që do të thotë 68 milionë euro për mesfushorin e Çelsit. Lajmi është bërë i ditur nga “Daily Mail”.

Trajneri Mourinjo e pëlqen shumë brazilian, i cili ka aftësi të mira në organizimin e lojës dhe është shumë i rrezikshëm për portën kundërshtare. / Vipsport.al