U mund Koreja e Jugut, ylli i Totenhem rrezikon të përfundojë ushtar

Heung-min Son është padyshim ylli i Koresë së Jugut dhe shihet si shpresa më e madhe që ka kjo përfaqësuese për të ecur përpara në Botëror, ndonëse pas disfatës në ndeshjen ndaj Suedisë, duket paksa e pamundur. Por edhe Son është i interesuar që kombëtarja e vendit të tij të arrijë një rezultat sa më të mirë në këtë turne, pasi i duhet për të shmangur shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vendlindje.

Ylli i Totenhemit, nuk ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të cilit i nënshtrohet çdo shtetas në Korenë e Jugut deri në moshën 28 vjeçare. Të gjithë i nënshtrohen këtij rregulli por në raste të rralla, ka shtyrje, apo edhe pezullim vendimesh. Son ka siguruar një shtyrje të ekzekutimit të vendimit deri në verën e vitit 2019 dhe shpreson që nëpërmjet justifikimit të “arritjeve të mëdha sportive”, t’i anulohet plotësisht detyrimi për paraqitje.

Një gjë e ngjashme ndodhi në vitin 2002, kur yllit Park Ji-Sung iu garantua shmangja nga ky detyrim. Shansi i madh i Son që të plotësojë kushtin është që të kalojë grupin, por nëse kjo nuk mjafton, do të duhet që të bëjë ndonjë mrekulli në Kupën e Azisë në janar. Përndryshe, edhe ai do ta shohë veten në rresht për një… /vipsport.al/