Tunizi-Angli/ Kuriozitetet dhe formacionet, gjithçka mbi duelin e darkës

Pas gjithë emrave të mëdhenj, sot e ka radhën edhe Anglia të zbresë në fushë në Rusi 2018, me nëj duel përballë Tunizisë. Duke llogaritur që në këtë grup është edhe Belgjika, një rezultat negativ sot praktikisht i mbyll derën për vazhdimin e mëtejshëm cilësdo prej skuadrave.

Tunizia

Përfaqësuesja e Tunizisë kthehet përsëri në Botëror pas 12 vitesh mungesë, duek e ditur se as këtë herë, nuk do të jetë e lehtë. Ajo në fakt nuk ka kaluar asnjëherë fazën ën grupe, duke u eliminura shpejt në 1978, 1998, 2002 dhe 2006.

Skuadra e drejtuar nga Nabil Malul kanë qenë në formë të mirë para turneut, duke barazuar me ekipe si Turqia e Portugalia, para se të mundej me rezultatin  e ngushtë 1-0 nga Spanja pak ditë më parë. Sfida e vërtetë e Tunizisë është të marrë pikë në dy ndeshjet e para, të cilat luan ndaj Anglisë e Belgjikës, për të mos i dhënë lamtumirën para kohe turneut.

Një goditje e madhe për këtë skuadër erdhi pak ditë para turneut, kur mesfushori Jusuf Msakni pësoi një dëmtim të rëndë në gju, i cili e nxori jashtë aktiviteti.

Anglia

Objektivi i parë është kalimi i grupit për Anglinë e cila ka pësuar revolucion të njëpasnjëshme në përbërje dhe në drejtim që nga dështimi i katër viteve më paerë. Shumëkush pret që Anglia të kalojë grupin pa probleme, por Sauthgejt ka paralajmëruar se nuk do të jetë e thjeshtë.

Në katër turnetë e fundit, rezultati më i mirë i Anglisë ka qenë pjesëmarrja në çerekfinale në vitet 2002 dhe 2006, kurse në 2010 arriti deri në 16-she. Ndonëse me një ekip të ri, shumëkush pret që ekipi të paktën të kalojë grupin dhe të hedhë bazat për një ekip fitues në të ardhmen.

Anglezët mundën Nigerinë dhe Kosta Rikën në miqësoret para aktivitetit dhe në fakt nuk njohin humbje prej një viti, duke u mposhtur 3-2 vetëm në miqësoren me Francën në qershorin e viti 2017.

FORMACIONET E MUNDSHME

Mesfuhsori i Sandërlend, Uahbi Khazri nuk ka luajtur që nga dëmtimi që pësoi në ije në prill, kur ishte huazim te Ren. Por kapiteni i Tunizisë mendohet se do të jetë në fushë. Portieri me eksperiencë, Ajmen Mathluthi duhet të jetë titullar, ndërsa Ferjani Sasi dhe Eljes Skhiri, pritet të jenë mes titullarëve.

Nga ana tjetër, formacioni i Anglisë u zbulua nga mediat britanike dhe duket se Eshli Jang do të jetë titullar në krahun e majtë të mbrojtjes, para Deni Rouz, ndërsa Henderson do të marrë vendin e Dajer. Në fillim mendohej se Rashfrod do të kishte menjëherë një rol protagonisti por sulmuesi ka pasur probleme pas një dëmtimi që pësoi gjatë fazës përgatitore dhe do ta nisë turneun në stol.

Ekipet janë ndeshur dy herë më parë, me miqësoren e vitit 1990 që përfundoi 1-1, ndërsa anglezët fituan 2-0 falë golave të Shirer dhe Skols në përballjen e vetme ndaj Tunizisë në Botëror, në fazën e grupeve të vitit 1998. /vipsport.al/