

Te Brazili, shkaku i barazimit të sotëm ndaj Zvicrës ishte vetëm vendimi i gjyqtarit kryesor për të akorduar golin e skuadrës zvicerane. Vetë trajneri Tite e ka cilësuar faullin ndaj Miranda si shumë të dukshëm e si rrjedhojë, të pakuptueshëm vendimin për të akorduar atë gol në fillimin e pjesës së dytë.
“Do të dëshiroja të përgjigjesha për pyetje të tjera sepse kështu duken si shfajësime për barazimin. Por shtyrja ndaj Miranda është shumë e qartë. Shumë e qartë! Pastaj ajo për penalltinë është çështje interpretimi, por ajo e golit jo. Miranda më tha se duhej të ishte rrëzuar që të theksonte faullin, por i thashë ‘jo’, se nuk i dua simulimet”, theksoi trajneri.
“Sigurisht që pritshmëria ime ishte fitorja, nuk jam i lumtur me rezultatin. Duhet të jemi të qetë e të shfrytëzojmë më mirë rastet, pasi krijuam 20 gjuajtje dhe pjesa më e madhe ishin jashtë kuadratit. Brazili prodhon lojë dhe dominuam, edhe pse u goditëm psikologjikisht nga goli për disa minuta’, deklaroi Tite. /vipsport.al/
more recommended stories
FOTO / Uanda Nara provokon përsëri dhe pastaj sulmon mediat: E turpshme!
Vetëm dy net më parë e.
Rast unik në Itali, dënim shembullor për maqedonasin Pandev
Një rast unik ka ndodhur në.
PSG në kërkim të sponsorëve, synon 50 milionë euro në vit
PSG duket se do t’i japë.
Bakajoko: I dashuruar pas Piotek, në fund pres një surprizë
Tiemu Bakajoko po kthehet pak nga.
Leave a Comment