Tomas Strakosha drejt Gjermanisë, ofertë 30 milionë euro për portierin kuqezi

Pas zërave për te Liverpuli, ka të tjera sirena për portierin shqiptar të Lacios, Tomas Strakoshën, i cili zhvilloi një sezon shumë të mirë dhe është vënë në shënjestër nga shumë klube të mëdha europiane.

Strakosha kërkohet së fundi nga Bajer Leverkusen në Gjermani, madje klubi i njohur ka gati ofertën zyrtare për të. “Corriere dello Sport” bën me dije se bëhet fjalë për një ofertë që shkon te rreth 30 milionë euro.

Një ofertë, që ka vënë në mendime Lotiton dhe Taren. Në rast se Strakosha do do të shitet në Gjermani, atëherë Lacio mund të marrë  Sportielon nga Atalanta ose Rui Patrision nga Sportingu.

Bajer Leverkusen mund të humbasë në merkato portierin Leno, i cili është kërkuar nga Napoli. Klubi gjerman menjëherë ka nisur punën për zëvendësuesin e Lenos dhe në këtë moment dëshira më e madhe është pikërisht portieri kuqezi, Tomas Strakosha. / Vipsport.al.