Statistika e veçantë, “Blick” krahason mesfushorin shqiptar me Pelen dhe Maradonën

Një Botëror i veçantë do të jetë ai i Rusisë për mesfushorin shqiptar, Valon Behrami. Ky i fundit do t’i bashkohet emrave të mëdhenj të futbollit botëror të të gjitha kohërave, me 4 Botërorët e zhvilluar deri më tani.

Nëpërmjet një shkrimi për Behramin, “Blick” shprehet se mesfushori shqiptar tashmë mund të krahasohet me legjenda si Maradona dhe Pele, pasi ka zhvilluar po aq Botërorë sa edhe këto legjenda. Paraqitja e parë e mesfushorit të Zvicrës në Botëror i përket vitit 2006, ku arriti edhe deri në 1/8 e turneut.

Rekordin absolut në Botëror e mban Lothar Matthaus deri në këtë momente, pasi legjenda gjermane e futbollit ka luajtur në 5 Botëror dhe ka numrin më të madh të ndeshjeve dhe minutave. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/