

Valter Sabatini ishte një ndër afrimet më të bujshme te Interi gjatë sezonit të kaluar, ku nga Roma, kaloi si drejtor sportiv të zikaltërve. Pas një sezoni jo të plotë në Milano, ai dha dorëheqjen duke mos shijuar as kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Pasi u largua nga Interi, Sabatini vendosi që të firmoste me Sampdorian, duke nisur menjëherë nga puna për skuadrën e sezonit të ardhshëm, ku do të synohet mesi i artë i tabelës e ndoshta më lart se aq.
Në listën e Sabatinit, bëjnë pjesë 3 futbollistë nga Interi, ku Ranokia, Santon dhe Karamoh shihen si lojtarë që mund të ndihmojë Sampdorian në arritjen e objektivave. Dy të parët, ndoshta edhe mund të shiten nga zikaltërit, ndërkohë që për Karamoh mund të jepet vetëm në formë huazimi, duke qenë se ai cilësohet si një talent me të ardhme. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/
more recommended stories
FOTO / Uanda Nara provokon përsëri dhe pastaj sulmon mediat: E turpshme!
Vetëm dy net më parë e.
Rast unik në Itali, dënim shembullor për maqedonasin Pandev
Një rast unik ka ndodhur në.
PSG në kërkim të sponsorëve, synon 50 milionë euro në vit
PSG duket se do t’i japë.
Bakajoko: I dashuruar pas Piotek, në fund pres një surprizë
Tiemu Bakajoko po kthehet pak nga.
Leave a Comment