Pas vërshëllimave ka edhe dëme, mesfushori i Gjermanisë në telashe

Pak ditë më parë, u luajt ndeshja miqësore mes Gjermanisë dhe Arabisë Saudite ndërkohë që më shumë se ndeshja, mori vëmendje momenti kur në lojë hyri mesfushori turko-gjerman, Ilkai Gyndogan i cili u vërshëllye shumë nga tifozët e tij.

Në fakt, u duk sikur inati përfundoi me vërshëllimat në stadium, por në fakt tifozët e Gjermanisë janë shumë të inatosur me lojtarin e tyre, duke qenë se ai së bashku me Ozilin takuan Erdoganin në Londër dhe kjo gjë nuk iu ka pëlqyer aspak.

Përveç vërshëllimave, ata kanë sulmuar edhe makinën e mesfushorit të Mançester Sitit, tip Mercedez GLE, duke i thyer xhamat dhe dëmtuar pjesën e jashtme të automjetit luksoz. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/