Partizani zyrtarizon ish-trajnerin e Shpresave në krye të stolit

Dje, Partizani vendosi që të largonte Klevis Dalipin nga pankina e kuqe, ndërkohë që sot ka ardhur zyrtarizmi për sa i përket emrit të ri që do të drejtojë skuadrën përgjatë sezonit tjetër.

Ish-trajneri i Shqipërisë U19 dhe U21, Skënder Gega është prezantuar sot zyrtarisht para futbollistëve, ndërkohë që para mediave do të bëhet nesër në orën 12:00 pranë zyrave të klubit.

Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega, i cili do të drejtojë skuadrën në sezonin e ri. 54- vjeçari ka qenë pjesë e klubit për periudhën 1982 -1995 si lojtar dhe ka fituar edhe titullin kampion me të kuqtë në sezonin 1986-1987. Përgjatë periudhës 2011 – 2015 ai ka drejtuar ekipet përfaqësuese të Shqipërisë U-19 dhe U21.

Gega rikthehet në familjen e kuqe për ti dhënë jetë projektit të ri të 15-të herë kampionëve të vendit. Prezantimi i trajnerit Skënder Gega përpara mediave do të zhvillohet ditën e hënë datë 18 Qershor ora 12:00 në ambientet e klubit”, shkruhej në njoftimin e klubit. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/