Panik te Franca! Grizman braktis stërvitjen për dëmtim

Probleme për përfaqësuesen franceze para ndeshjes së dytë në Botëror. Sikur të mos mjaftonte paraqitja aspak bindëse ndaj Australisë, francezët rrezikojnë seriozisht të humbasin një prej elementëve më cilësorë, Antuan Grizman.

Futbollisti ka lënë sot në mes stërvitjen me përfaqësuesen, pasi ka marrë një goditje në thembër. Ai po stërvitjet rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës, ku ishin edhe Umtiti e Lemar, të dy me probleme fizike në ditët e fundit. Por pasi mori një goditje në thembër, ai braktisi seancën stërvitore.

Fillimisht ai vrapoi për pak çaste me një prej përgatitësve atletike rrotull fushës dhe më pas kreu disa ushtrime i vetëm, para se të shkonte drejt dhomave të zhveshjes.

Sipas stafit mjekësor, Grizman nuk rrezikon mungesën në ndeshjen e të enjtes, por situata e tij do të monitorohet në ditët në vijim. /vipsport.al/