Nuk ndodhte prej 60 vitesh, Suedia mund të jetë “mallkimi” edhe i Gjermanisë

Me fitoren e Suedisë ndaj Koresë së Jugut në shifrat 1-0 në ditën e sotme, mundësitë e Gjermanisë për të kaluar grupin vështirësohen edhe më tepër, pasi janë të dënuar për të fituar me patjetër takimin e ardhshëm ndaj lojtarëve që drejtohen nga Anderson.

Nëse suedezët do të largohen me pikë ndaj Gjermanisë, atëherë historia e kualifikimit do të ishte një mision thuajse i pamundur për këta të fundit. Më parë Suedia ishte “mallkimi” i Italisë, teksa i hoqi mundësinë për pjesëmarrjen në Botërorin e Rusisë, ndërsa tashmë mund të nxjerrin edhe Gjermaninë nga grupet e këtij turneu.

Një fitore e Suedisë në ndeshjen e parë të Botërorit nuk ndodhte që prej vitit 1958, atëherë kur ata mposhtnin Meksikën me rezultatin 3-0. Që nga ai moment, kombëtarja suedeze numëronte 5 barazime dhe 2 humbje. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/