Një tjetër largim i sigurt nga Skënderbeu, titullarët po “firojnë” dita-ditës

Harrojeni formacionin e Skënderbeut të sezonit të fundit! Sabien Lilaj, Bakari Nimaga dhe Ali Soue janë të larguar nga ekipi korçar zyrtarisht. I pari shkoi në Azerbajxhan, i dyti do të shitet dhe i treti është kthyer në Itali, pasi mbylli huazimin.

Por një tjetër titullar është thuajse 100% i larguar nga Skënderbeu. Bëhet fjalë për Enis Gavazajn, një nga lojtarët më të mirë të ekipit korçar gjatë sezonit të fundit. Edhe më parë ai ka qenë kandidat për t’u shitur nga klubi jugor, por transferimi i tij jashtë vendit nuk është realizuar.

E sigurt është që Gavazaj nuk do ta vazhdojë karrierën te Skënderbeu dhe me kalimin e kohës do të mësohet skuadra e tij e ardhshme. Shtohen largimet nga Skënderbeu, deri tani katër titullarë.

Për lojtarët e tjerë duhet pritur mbledhja e sotme me drejtuesit e Skënderbeut, për të mësuar, nëse do të vazhdojnë me këtë ekip, apo do të largohen. / Vipsport.al