Një firmë e gjysmë sot te Luftëtari, Vucajn e mban peng Vllaznia

Ekipi i Luftëtarit vazhdon përgatitjet për sezonin e ri nën urdhrat e trajnerit Millosh Kostiç, i cili ka marrë drejtimin e gjirokastritëve pak ditë më parë. Në skuadër kanë filluar të afrohen blerjet e reja dhe sot është zyrtarizuar firma me sulmuesin Vladan Milosavljev.

Serbi 31-vjeçar shihet si një alternativë e mirë në repartin e avancuar, pasi luan të në të dy krahët dhe pritet të jetë një armë më shumë që në ndeshjet në Ligën e Europës. Kostiç ka qenë ai që ka insistuar për futbollistin, lojën e të cilit njihte që më parë, nga vitet e tij në Greqi.

Ndërkohë, në pritje vazhdon të jetë Erjon Vucaj. Lojtari ka qenë sot në Gjirokastër pasi ka gjetur akordin më këtë skuadër sa i përket kushteve financiare për të veshur fanellën e Luftëtarit. Por ai mbetet peng i kontratës që ka me Vllazninë dhe nuk mund të firmosë me gjirokastritët pa u ndërprerë përfundimisht nga kuqeblutë. /vipsport.al/