Nejmar alarmon Brazilin, telefonatë doktorit që e operoi

Shkelmat e marrë nga futbollistë e Zvicrës duket se kanë bërë punën e tyre, pasi braziliani Nejmar ka hyrë thuajse i përlotur në dhomat e zhveshjeve nga dhimbjet, duk alarmuar stafin teknik të skuadrës që sheh se si lojtari rrezikon një dëmtim të ri.

Meqë ndjente dhimbje në këmbën e operuar, ai telefonoi menjëherë mjekun Rodrigo Lasmar, personin i cili e operoi në muajin shkurt dhe që ishet i pranishëm në stadium si pjesë e delegacionit të Federatës. Nejmar ndjente dhimbje pikërisht te pjesa ku i ishte nënshtruar operacionit dhe fillimisht dyshoi se mos kishte përsëritje të dëmtimit të vjetër.

Në dhomat e zhveshjeve të stadiumit, doktori e kontrolloi me qetësi dhe u kuptua që thjesht kishte marrë një goditje, asgjë më shumë. Gjithsesi, Nejmar doli nga stadiumi me këmbën e fashuar, për të mos rrezikuar, edhe pse i lehtësuar që këtë radhë kishte shpëtuar mirë.

Megjithatë, atij i është këshilluar të ketë kujdes me këmbën e dëmtuar, pasi sforcime të tilla mund t’i kushtojnë shtrenjtë. Brazili po mendon mos është e nevojshme që të dërgojë një ankesë zyrtare te FIFA, që kjo e fundit të udhëzojë gjyqtarët të mbrojnë Nejmar, meqë ai mungoi në ndeshjet vendimtare të Botërorit 2014 pikërisht për shkak të një dëmtimi që mori pas ndërhyrjeve të rënda të kundërshtarëve. /vipsport.al/