Modriç: Ndeshja me Nigerinë na motivon, ndaj Argjentinës për fitore

Kroacia arriti që të fitonte ndeshjen e parë në grup, duke marrë e vetme kryesimin pasi mundi Nigerinë me rezultatin e pastër 2-0. Nga ana tjetër Argjentina u ndal në një barazim 1-1 ndaj Islandës, duke bërë që Kroacia të shpresojë për vendin e parë në grup.

Rëndësinë e fitores me Nigerinë, e ka vlerësuar maksimalisht edhe kapiteni kroat, Luka Modriç i cili ka komentuar ndeshjen, duke treguar edhe objektivat për takimin e radhës ndaj skuadrës së Mesit.

“Ne u përqendruam në ndeshjen tonë dhe kjo ishte një fitore e rëndësishme që do të rrisë besimin tonë për ndeshjet e ardhshme dhe do të na lejojë të vazhdojmë udhëtimin.

Tani Argjentina do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër favoritëve të grupit, por kjo fitore do të rrisë besimin tonë. Ndaj Argjentinës do të synojmë të marrim 3 pikët, megjithëse do të jetë shumë e vështirë kjo gjë”, u shpreh Modriç. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/