Mediat parashikojnë largimin e Berishës, Gollini i shpall sfidë: Luaj edhe me të!

Mediat sportive italiane kanë parashikuar largimin e portierit shqiptar, Etrit Berisha nga klubi i Atalantës. Këta të fundit kanë nxjerrë në shitje gardianin e Kombëtares dhe kërkojnë që ta largojnë në merkaton e verës.

Megjithatë portieri zëvendësues i Atalantës, Gollini i ka shpallur “luftë” Berishës edhe nëse ai do të qëndrojë në skuadër.

“Me Berishën në skuadër, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë si një kompeticion, dalja në formacionin titullar të skuadrës. Kjo është një gjë e rëndësishme, megjithatë unë gati të luaj edhe me të”, ka thënë Gollini. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/