Maradona: Me këtë lojë, Sampaoli nuk kthehet më në Argjentinë

Diego Armando Maradona është plotësisht i bindur se nëse Argjentina e tij vazhdon me këto ritme, nuk e  ka të gjatë në Botëror, ashtu si trajneri Horge Sampaoli që rrezikon shkarkimin e që të mos kthehet më në vendlindje sa të jetë gjallë.

“Është një turp që të mos kemi një skemë goditjesh standarde të përgatitur. Duke  ditur që islandezët janë të gjithë 1 metër e 90, i dërguam të gjitha goditjet nga këndi në zonë për t’i goditur me kokë. Jemi shumë pranë humbjeve në ndeshjet e radhës. Po kalojmë probleme të mëdha”, tha ai për mediat argjentinase.

“Ata u tërhoqën pas, siç e dinim të gjithë dhe ne nuk ia dolëm të zgjidhnim problemat që na vinin përpara, thjesht Argjentina nuk dinte të sulmonte. Të bën shumë përshtypje të shohësh tifozerinë me kokën poshtë, lojtarë që nuk japin një pasim apo të gjuajnë në portë. Gjithçka ishte te Mesi, të cilit i kërkohej të bënte dy gola më shumë.

Duke parë Mesin në fushë, dallohej që ishte i nervozuar, ashtu siç do të isha unë po të zbrisja në fushë. Tani nuk falet më. Merrni 25 trajnerë po deshët, por duhet punuar, pasi shihej që Islanda kishte punuar më shumë se ne. Nuk u vë faj lojtarëve, kjo është thjesht mungesë pune, shihej që mungonte. Po luajtën përsëri kështu, Sampoli nuk kthehet më në Argjentinë”, ishin fjalët e tij. /vipsport.al/