Mançini bën prognozën e “Rusi 2018”, ja kush është ekipi më i mirë për të!

“Brazili ka kualitetin për të fituar Botërorin. Ka një skuadër kuadrate, të fortë në çdo repart, teknike dhe të shpejtë. Më duket skuadra më e mirë, të paktën kështu e mendoj unë. Sigurisht, pas ndeshjes së parë është e vështirë të gjykosh. Duhet të presim”.

Kjo është prognoza i trajnerit të Italisë, Roberto Mançini, i cili ka folur për “Radio anch’io lo sport”. “Në ndeshjet e para, të gjitha skuadrat e mëdha kanë vështirësi”, – ka shtuar më tej Mançini, duke pasur parasysh rezultatet e Gjermanisë, Argjentinës dhe Brazilit.

“Është logjike që Nejmar nuk mund të jetë në 100%, sepse nuk luante rregullisht prej kohësh ndeshje zyrtare. Kurse Ronaldo është në formë të shkëlqyer. Mesin është e vështirë ta gjykosh, edhe pse raste e i ka pasur dhe i ka humbur. Janë tre lojtarë që do të bëjnë diferencën në Botëror”, – ka thënë në fund trajneri italian. / Vipsport.al