Liga e Kampionëve/ Nexhipi komenton për “VIP Sport” ndarjen e grupeve

Ditën e nesërme, do të hidhet shorti për turin e parë të Ligës së Kampionëve dhe Kukësi që përfaqëson Shqipërinë në këtë kompeticion, pritet të ketë një kundërshtar të kalueshëm në letër.

Pasi UEFA ka bërë publike ndarjen e grupeve sipas vazove, drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi ka komentuar grupin në të cilin bën pjesë Kukësi. Në prononcimin për “VIP Sport”, Nexhipi është shprehur se grupi është i pëlqyeshëm ndërkohë që si kundërshtar pak më të fortë, sheh vetëm Spartak Tërnavën.

“E pashë ndarjen e grupeve dhe mund të them se më pëlqen. Është një grup me kundërshtar të cilët janë të kalueshëm. Normalist që i respektojmë të gjithë, pasi janë ekipe kampione në vendet e tyre, por skuadra me më shumë emër, më duket vetëm Spartak Tërnava. Sa i përket preferencave, nuk kam ndonjë të veçantë, pasi përballë çdo kundërshtari, ne duhet të japim maksimumin”, u shpreh Nexhipi. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/

Kundërshtarët e mundshëm të Kukësit