Kuriozitetet e ditës / Nejmar, Markez, Behrami dhe një rekord i padëshiruar gjerman

Ndeshjet e sotme kanë dhuruar disa rezultate mjaft interesante si disfatën e Gjermanisë apo ndalesën e Brazilit, ashtu si edhe disa kuriozitete statistikore, të cilat “Vip Sport” ua tregon në vijim:

10- Nejmar pësoi 10 faulle në ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës. Lojtari i fundit që pësoi më shumë faulle ishte Alan Shirer ndaj Tunizisë në vitin 1998 (11).

10- Brazili ka pësuar 10 gola në 12 gjuajtjet e fundit në kuadrat ndaj tyre në Botëror.

100% – Valon Behrami fitoi të gjitha duelet ajroje, të gjitha sprintet si dhe kompletoi saktësisht të 13 pasimet që kreu në gjysmëfushën kundërshtare.

6 – Stiven Zuber është përfshirë direkt në 6 gola në 6 ndeshjet e tij të fundit si titullar për Zvicrën me 4 gola e 2 asiste.

37 – Që nga viti 1966, Brazili ka shënuar 37 gola nga jashtë zonës në Botëror, 11 më shumë se çdo skuadër tjetër.

3 – Ky është Botërori i tretë radhazi ku kampioni në fuqi nuk fiton në ndeshjen e hapjes. Italia nisi serinë në vitin 2010 duke barazuar 1-1 me Paraguain, për t’u ndjekur nga Spanja në 2014 që u mund 5-1 nga Holanda. Sot i erdhi radha Gjermanisë.

2– Kjo është hera e dytë kur Gjermania humb një ndeshje hapëse në Botëror. E para ishte në vitin 1982, ndaj Algjerisë. Në atë sezon ata arritën në finale.

5 – Rafael Markez iu bashkua legjendave të futbollit duke zbritur në fushë për Botërorin e tij të 5 radhazi. Këtë shifër më parë e kanë arritur edhe Antonio Karbahal (Meksikë) dhe Lotar Mateus (Gjermani).

3 – Goli me goditje dënimi i Kolarov ishte i 3 i këtij Botërori, duke barazuar totalin e rrjetave të tundura në këtë mënyrë në vitin 2014.

29-346 – Kosta Rika hodhi në fushë sot formacionin më të vjetër në moshë të saj në një Botëror (29 vite e 346 ditë), duke mundur me 1 ditë rekordin që vendosi në vitin 2006. /vipsport.al/