Kolumbi-Japoni / Kuriozitetet dhe formacionet, përsëritet dueli i katër viteve më parë

Pas katër vitesh, Kolumbia dhe Japonia përgatiten për një tjetër duel mes tyre në fazën në grupe të një Botërori. Në vitin 2014, “Los Cafeteros” ishin ata që triumfuan me një sukses mbresëlënës 4-1, ndërsa shumëkush pret që skuadrat të shfaqin të njëjtin nivel në lojën e tyre edhe këtë radhë.

Kolumbia
Ky do të jetë Botërori i fundit për Hose Pekerman si trajneri i Kolumbisë ndaj dëshiron që të jetë sa më i paharrueshëm që të jetë e mundur. Katër vite më parë, ai ktheu Kolumbinë mes skuadrave më argëtuese dhe vetëm një sukses i ngushtë 2-1 i Brazilit bëri që ekipi të largohej nga turneu.

Skuadra duket gjithnjë e më shumë në varësi të formës së Rodriguez, golashënuesit më të mirë të saj. Por ky i fundit ka kaluar disa probleme me dëmtimet dhe mund të aktivizohet me kohë të pjesshme, ose të nisë ndeshjen nga stoli.

Këtë radhë, skuadra e Amerikës së Jugut nuk duket edhe aq në formë, pasi në dy miqësoret e fundit ka mbyllur 90 minutat me barazime 0-0. Gjithsesi, mos pritni që ndeshjet e saj të Botëror të përfundojnë pa gola. Kjo, pasi asnjë prej 18 ndeshjeve që ka luajtur deri tani në Botërorë nuk janë mbyllur me shifrat 0-0.

Japonia
Japonia ka bërë një ndryshim shumë të madh, pasi ka emëruar një trajner të ri vetëm 2 muaj para fillimit të Botërorit, duke shpresuar se nën Akira Nishino, ekipi do të ishte më bindës sesa nën drejtimin e Vahid Halihoxhiç i cili i solli në Botëror.

Fitorja 4-2 ndaj Paraguait në miqësoren e fundit, ndez disa rreze shprese, pas një serie prej 5 ndeshjesh pa fitore të “samurajve blu”.

Ky është Botërori i 6 për të cilin kualifikohet Japonia, të 6 radhazi duke filluar nga viti 1998, por ka mbyllur edicionet e mëparshme duke u eliminuar gjithmonë në grup ose në fazën e 16 më të mirave. Përballë Kolumbisë, statistika që shqetëson më shumë është ajo se nuk kanë fituar asnjëherë ndaj një skuadre të Amerikës së Jugut.

FORMACIONET E MUDNSHME

Protagonistët
Dyshimet më të mëdha kanë lidhje me praninë apo jo të Rodriguez në fushën e lojës dhe nuk dihet ende nëse do të zbresë në fushë për Kolumbinë. Ndërkohë, Mojika mund të jetë zgjidhja në krahun e majtë të prapavijës, pas aforfesë së Fabra, i cili la turneun për shkak dëmtimi edhe pse ishte planifikuar si titullar.

Nga ana tjetër, te Japonia të gjithë i kanë sytë te Shinji Kagaua, ylli i Borusia Dormtund. Ai do të udhëheqë lojën sulmuese, ku mund të mungojë Shinji Okazaki për shkak të një dëmtimi në pulpë. Ekipit i janë bashkuar rregullisht në stërvitje Oshima dhe Shoji, të cilët ishin lënë disa ditë pushim. /vipsport.al./