Isko komenton Botërorin dhe Realin: Më vjen mirë që do bashkohem me Lopeteguin

Largimi i Lopeteguit nga stoli i Spanjës, vetëm një ditë para se të niste Botërori, duket se nuk ka ndikuar aspak te skuadra dhe këtë ata e treguan në ndeshjen ndaj Portugalisë, ku arritën të përmbysnin Portugalinë dhe të dilnin me një pikë.

Sa i përket harmonisë në skuadër, duket se as ajo nuk është prekur aspak dhe këtë e pranon vetë mesfushori i Realit, Isko. Në një prononcim për mediat, Isko është shprehur se Spanja nuk ka pësuar ndryshime, ndërkohë që vlerëson maksimalisht trajnerin e tij të ri te Real Madridi, Julien Lopetegui.

“Sa i përket Botërorit, nuk mund të flasim ende për ndonjë favorit, pasi deri tani askush nuk ka treguar se është më lart se të tjerat. Ka ende shumë ndeshje dhe mund të ndodhë gjithçka.

Lopetegui? Ndoshta nuk e besoni, por largimi i tij nuk ka ndikuar aspak në skuadër. Ne jemi të gatshëm ta përballojmë gjithçka që ndodh dhe e mirëpresim. E di që Lopetegui është një trajner dhe njeri i madh prandaj më vjen mirë që do të bashkohem sërish me të në Madrid”, u shpreh Isko. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/