Grizman tregon arsyen e qëndrimit: Ja si më detyruan tifozët

Pak ditë më parë, nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetet sociale, sulmuesi i Atletiko Madridit, Antouan Grizman la të kuptohej se e ardhmja e tij do të mbetet te “Los Colchoneros”,. Pavarësisht se kishte shumë interesime nga skuadrat e tjera.

Në një prononcim për “Telefoot”, Grizman ka komentuar vendimin e tij për të qëndruar në “Wanda Metropolitana”, duke treguar se arsyeja kryesore e atij vendimi, kanë qenë tifozët të cilët e kanë mbështetur.

“Dashuria dhe mbështetja e vazhdueshme që kam marrë nga tifozët, më detyroi që të vazhdoja të qëndroja në Madrid. Ata më kanë qëndruar gjithmonë bashkë dhe jam gati për të filluar sfidat e tjera me këtë skuadër. Të gjithë që kanë dashur, më kanë kuptuar ndërsa të tjerët që nuk duan nuk është problemi im”, u shpreh Grizman. /Erjon Allaraj- Vipsport.al/