Gjermania në kaos, Mateus dhe Balak të ashpër: Askush nuk tentoi driblimin, Rojs duhet titullar

Gjermania është zgjuar në një gjendje shumë të keqe një ditë pas humbjes shokuese me Meksikën në ndeshjen e parë të Botërorit të Rusisë. Trauma e kësaj humbjeje ka bërë që gjermanët të kalojnë një natë me ëndrra.

Gjendja është vërtet e vështirë. Konferencat e shtypit janë anuluar dhe stërvitja do të jetë me dyer të mbyllura. Përqendrim për ringritjen. Ky është slogani i ri. Lojtarët duan të bëjnë autokritikë, pasi kanë marrë përsipër përgjegjësitë, ndërkohë që ish-lojtarët e mëdhenj janë treguar shumë kritikë dhe të ashpër për lojën dhe zgjedhjet e trajnerit Lëv.

Mikael Balak, ish-kapiten i Gjermanisë, është shprehur: “Nuk ka shpirt skuadre dhe nuk ka uri e dëshirë për të fituar. Lëv është në vështirësi të mëdha”.

Kurse legjenda Lothar Mateus ka thënë kështu për Bild: “Tani Gjermania do të ketë presion të madh. Prej kohësh nuk shoh një ekip kaq të dobët në një kompeticion të madh. Pa përqendrim, pa pozicione të sakta dhe më shumë gabime. Askush nuk tentoi të driblonte një herë. Rojs duhej të ishte titullar. Sane në shtëpi është një tjetër çështje”. / Vipsport.al