Gaboi me Portugalinë, tifozët e Spanjës nuk e duan më titullar portierin De Gea

Ai gabim në golin e dytë të Kristiano Ronaldos, në ndeshje me Portugalinë, që u mbyll në barazim, 3-3, ka bërë që tifozët e Spanjës të reagojnë keq ndaj portierit David De Gea.

Tifozët spanjollë madje kërkojnë që portieri i Mançester Junajtid të ulet në stol në ndeshjen e radhës me Iranin.

Sipas një sondazhi të të përditshmes “AS”, 49.77% e atyre që kanë votuar duan që të luajë portieri i ri Kepa, 38.41% e tifozëve janë në favor të De Geas, ndërsa 11.82% dëshirojnë që në portë të jetë Pepe Reina. Vendimin do ta marrë trajneri Hierro, i cili në fakt pritet t’i besojë sërish De Geas. / Vipsport.al