Foto+Video/ Risi te Kukësi, me uniforma të veçanta për stërvitje

Nënkampionët e Kukësit ndodhen në Slloveni, ku edhe po zhvillojnë fazën përgatitore para ndeshjeve të Ligës së Kampionëve. Me skuadrën janë bashkuar shumë emra të rinj, ndërkohë që risia duket se ka prekur verilindorët edhe për sa i përket uniformave.

Si fillim, klubi i Kukësit ka menduar që të ketë uniforma të reja për stërvitjet, duke bërë që futbollistët të vishen me të kaltra, ndërkohë që stafi teknik ka në dispozicion një uniformë kuqezi, e ngjashme me atë të kombëtares shqiptare. Në fakt, e kaltra është përdorur edhe herë të tjera nga Kukësi, ndërkohë që e kuqja është një risi absolute.

Klubi verilindor do të prezantojë edhe uniformën me të cilën skuadra do të luajë ndeshjet zyrtare të Ligës së Kampionëve dhe ato të kampionatit. Ky prezantim, pritet të bëhet në ditët në vijim./Erjon Allaraj- Vipsport.al/