FOTO / Paratë bëjnë diferencën në Botëror, u kualifikuan më të pasurit

Rezultate surprizë, ekipe të vogla që shkëlqejnë, arritje të paparashikuara në Botëror? Po, ka gjithmonë, por në fund kualifikohen thuajse gjithmonë më të pasurit, ata që kanë lojtarët më të paguar, yjet më të njohur në botë. Këtu nuk bën përjashtim as Rusi 2018.

Duke marrë parasysh rrogat e lojtarëve që kishte në përbërje çdo ekip në këtë aktivitet, bie në sy se thuajse në secilin prej grupeve, është ruajtur trendi i skuadrave të kualifikuara, edhe sipas renditjes së mesatares së rrogave.

Grupet A, B, C dhe G kanë renditur me saktësi të plotë dy skuadrat e para sipas rrogave të tyre, ndërsa në Grupin D thjesht nuk është ruajtur hierarkia. Në grupet e tjera, ndryshon nga një skuadër, me Zvicrën që zë vendin e Serbisë për vetëm 0,2 milionë paund rrogë mesatare, apo me Suedinë që zë vendin e Gjermanisë dhe Japonisë të Polonisë.

Ndaj nëse flisni për surpriza, tabela tregon se të tilla ka pasur shumë pak dhe se në fund, paratë bëjnë diferencën. Meqë ra fjala, sipas kësaj logjike, parashikohet Brazili fitues i Botërorit, në finale përballë Spanjës. Sa prej jush e mendojnë ashtu? /vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan