FOTO/ Në Çmimin e Madh të Italisë godet injoranca, lapidar për  spanjollin Mark Markez

Kur tifozllëku kalon çdo kufi, por në sensin negativ. Në kodrat e Muxhelos, ku u zhvillua sot gara, disa tifozë fanatikë të Valentino Rosit, kanë pasur një dedikim aspak të gjetur për rivalin e tij, Mark Markez.

Një lapidar me fytyrën e spanjollit dhe me datën e vdekjes, të fiksuar pikërisht për sot. Po ashtu, edhe një skelet me fanellën e Hondës dhe aty pranë mbishkrimi: “Shpreh një dëshirë!”

Një veprim që është interpretuar si një injorancë totale dhe që e turpëron Italinë. Kuptohet, një episod i shkëputur, por që tregon shumë. Një mesazh urrejtjeje për kundërshtarin, i dënueshëm nga të gjithë. Italinë e godet injoranca. / Vipsport.al